Real Madridi dhe PSG-ja në ‘luftë’ për shërbimet e Christian Eriksen

Paris Saint-Germain, është e gatshme që të hyjë në ‘luftë’ me Real Madridin, për t’i marrur shërbimet e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Christian Eriksen, ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re, e cila i skadon pas 18 muajve, negociatat kanë ngecur, pasi daneze është duke kërkuar një pagë marramendëse te Tottenhami, shkruan “Daily Express”.

Këtë situatë të paqartë të Eriksenit është duke u munduar që ta shfrytëzoj Real Madridi, i cili është në kërkim të të një zëvendësuesi për kroatin Luka Modriç.

Por, nuk është vetëm Reali që ka zgjuar interes për danezin, një interesim mjaft të madh për të ka shfaqur edhe Paris Saint Germain, e cila e admiron 27-vjeçarin.

Tottenhami nuk dëshiron që ta shes Eriksenin i cili ka munguar në disa ndeshje në këtë sezon, pas një problemi me barkun.

Eriksen deri më tani ka startuar në vetëm gjashtë ndeshje me Tottanhamin në Premierligë.