PSG bën gati 200 milionë euro për Kroos, Iscon dhe Bale

Paris Saint-Germain duket se në afatin kalimtar të verës do të bëj revolucion në skuadër.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, PSG është duke kërkuar zëvendësuesin e Thiago Mottas, ku prej pensionimit të tij në ekipin parisien ka mbetur boshllëk në atë pozitë.

Zëvendësuesi ideal i tij shihet nga francezet Kroos.

Parisi dëshiron që t’i transferoj edhe Iscon e Bale, të cilët nuk e kanë kaluar një sezon aspak të mirë në këtë sezon me Realin.

Të tre lojtarët priten t’i kushtojnë ekipit francez 200 milionë euro.

Mirëpo, nëse këta tre lojtarë vijnë te PSG, nga klubi parisien priten të largohen mbi 8 lojtarë.