Kanceri - Foto: REL/Shuttestock

Prishtinë: Lokacioni i ri ku gratë mund të kontrollojnë simptomat e kancerit

Për nder të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe bashkëpunim me Klinikën e radiologjisë SHSKUK, do të fillojnë fushatën sensibilizuese “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”.

Në kuadër të kësaj fushate, të gjitha gratë e Komunës së Prishtinës do të kenë falas shërbimin e mamografisë së gjirit. Kjo analizë zbulon nëse gratë janë të prekura nga kanceri i gjirit.

Aparatura do jetë në dispozicion të qytetarëve nga ora 08:00 deri në orën 14:00 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Objekti ndodhet afër sheshit “Nëna Terezë” në qendër të Prishtinës.

Kontrollet janë falas dhe të njëjtave mund tu nënshtrohen të gjitha gratë e interesuara.