Foto: Kallxo.com

Prishtina tregohet e ‘fortë’ për Dritën (Foto)

Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Dritës, me rezultat prej 2-0, në kuadër të xhiros së 17 në Ipko Superligën e Kosovës.

Në pjesën e parë nuk pati gola, edhe pse vendasit e dominuan lojën.

E pjesa e dytë përsëri u takoi bardhekaltërve, si në posedimin e topit, ashtu edhe në gola, ku i shënuan dy gola për tri pikët e reja dhe për ta ruajtur vendin e parë si kampion vjeshtor.

Meriton Korenica shënoi gol në minutën ’57, për epërsinë prej 1-0.

Për golin e dytë u përkujdes sulmuesi Basid Khalid në minutën e ’90+5.

Pas kësaj fitore Prishtina rikthehet në pozitën e parë me 40 pikë, një më shumë se Feronikeli.

Ipko