Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Pas të Nxehtit Priten Reshje Shiu me Rrufe

Edhe të hënën do të jetë nxehtë, pastaj temperaturat do të bien.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë të qëndrueshme edhe ditën e parë të javës që vjen.

“Më tej fushat me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte tjera meteorologjike , duke bërë që nga dita e martë temperaturat maksimale të ulen për 6-8 gradë Celsius. Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

Sipas institutit, temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 24-35 gradë Celsius.