Ndikimi i politikës në futboll, Matiç e Shaqiri pre e saj

Nemanja Matiç, përfundimisht nuk do ta mbaj lulen e kuqe në fanellë të Manchester Unitedit, në kuadër të Premierligës. Lulja e kuqe mbahet në fanellat e ekipeve të Premierligës gjatë muajit nëntor si shenj përkujtimi për ushtarët britanikë.

Nemanja Matiç pa lulen në ndresë

Matiç ishte futbollisti i vetëm i Unitedit, që nuk e kishte lulen në ndresë, në fitoren e “Djajve të kuq” ndaj Bournemouthit.

Arsyeja që nuk e mban Matiç, lulen e kuqe është se sepse atij, i kujton bombardimet e NATO-s në fshatin e tij kur ishte 12-vjeçar.

Bombardimet ishin inicuar nga forcat e NATO-s me qëllim që t’i largonin forcat serbe nga Kosova.

Mesfushori  serb i Manchester United, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se është plotësisht i vetëdijshëm se përse mbajnë njerzit lule dhe për atë është një rikujtim i një sulmi që e ka përjetuar si 12-vjeçar, ku thotë se vendi i tij ishte duke u shkatërruar nga bombardimet e vitit 1999.

“Jam i vetëdijshëm për arsyen pse njerëzit këtu mbajnë lule, dhe e respektoj plotësisht të drejtën e secilit për të bërë diçka të tillë, gjithashtu bashkëndjejë me të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre për shkak të konflikteve. Sidoqoftë për mua është vetëm rikujtim i një sulmi që e kam përjetuar si 12 vjeçar i frikësuar, teksa vendi im ishte duke u shkatërruar nga bombardimet në vitin 1999. Pavarësisht se e kam vendosur më herët, tani mendoj se nuk është e drejtë ta mbaj lulen në fanellën time. Shpresoj se të gjithë do ta mirëkuptojnë arsyen time dhe unë do të mund të foksuohem t’i ndihmoj skuadrës time”, shkruan Matiç në Instagram.

Kështu duken ndresat me lulen e kuqe.
Në foto është lojtari spanjoll i Manchester United, Juan Mata

 

Ndërsa sot Liverpooli e bëri zyrtare se Xherdan Shaqiri, nuk do të jetë në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e neserme që zhvillohet ndërmjet Cervena Zvezdës dhe Liverpoolit, në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop, ka thënë se Liverpooli do të udhtoj drejt Beogradit me përqendrimin maksimal për futboll, pasi e la jashtë listës Shaqirin, pasi prezenca e tij mund të shkaktonte tensione ne Beograd.

Xherdan Shaqiri, pati shkaktuar polemika në Kampionatin Botërorë në Rusi, që ishte zhvilluar gjatë verës, pasi festoi me “shqiponjë”, pas golit të fitores ndaj Serbisë.

Shaqiri, kur pati festuar golin e dytë të Zvicres ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror

 

 

Klopp i ka thurur lëvdata Beogradit, duke I thënë se është një qytet fantastik, në të cilin do të shkojnë të luajnë futboll.

“Ne do të shkojmë në një qytet fantastik si një skuadër futbolli për të luajtur futboll”, ka thënë Klopp në faqen zyrtare të klubit anglez.

Klopp gjithashtu ka thënë se janë të informuar mbi atë se çka mund të ndodhte me prezencën e Shaqës në Beograd.   Trajneri i Liverpoolit ka thënë se nuk kanë ndonjë mesazh politik, pasi sipas tij, ata janë të fokusuar vetëm në futboll.

“Ne kemi dëgjuar dhe lexuar për gjërat që mund të ndodhin me prezencën e Shaqirit, ne dëshirojmë të shkojmë të përqendruar vetëm te futbolli dhe jo të mendojmë për gjëra të tjera, kjo është e tëra. Ne nuk kemi ndonjë mesazh politik, absolutisht jo. Ne dëshirojmë të jemi të fokusuar në futboll”, ka thënë Klopp.

Ish-trajneri i Dortmundit, ka thënë se Shaqiri e ka kuptuar lënjen jashtë skuadrës për ndeshjen e së martës.

“Shaqiri nuk është në skuadër, dhe ai e kupton këtë. Ai është lojtari ynë dhe ne e duam atë, dhe ai do të luajë për ne, por jo të martën. Kam dëgjuar gjëra të mira për qytetin e Beogradit dhe shtetin e Serbisë nga kolegët dhe miqtë që e kanë vizituar më parë”, ka përfunduar Klopp për çështjen e Shaqirit.