Xherdan Shaqiri, Lorik Cana e Halil Kastrati organizojnë mbrëmje humanitare më 17 shkurt në Gjenevë

Një mbrëmje humanitare do të organizohet në Gjenevë të Zvicrës më 17 shkurt të këtij viti për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë mbrëmje humanitare do të marrin pjesë humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe super ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Yjet e futbollit do të japin kontributin e tyre për t’i ndihmuar njerëzve në nevojë së bashku me Halil Kastratin përmes shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

“Më datën 17 shkurt për nder të Pavarësisë së Kosovës do të marr pjesë në një turne humanitar. Ju presim të gjithëve në një event humanitar për qëllime të ndershme”, ka thënë Lorik Cana në një video-mesazh në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se në mbrëmjen e 17 shkurtit në Gjenevë do të zhvillohet një turne i futsallit.