Mot i ngrohtë në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë kohë me diell, ku temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat më të larta do të jenë në Gjakovë me 32 gradë Celsius dhe në Prishtinë me 31 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura pothuaj konstante. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, shtypja atmosferike do të vazhdojë t’i mbajë vlerat mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thotë IHMK.