Foto: Manchester City/Twitter

Manchester City e shkatërron Chelsean (Foto)

Manchester City e ka demoluar Chelsean duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0, ndeshje e vlefshme për  Premierligë.

City e nisi ndeshjen furishëm duke e shënuar golin e parë në minutën e 4’ me Sterlingun.

Sergio Aguero u përkujdes për rezultatin 2-0, duke shënuar gol në minutën e 13’.

Ishte përsëri Aguero që shënoi për rezultatin 3-0, dhe golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 19’ pas një gabimi të lojtarëve të Chelseat.

Ilkay Gundogan shënoi golin e katërt të Cityt në minutën e 25’.

Pjesa e parë  u mbyll me rezultatin 4-0.

Në pjesën e dytë,  “Qytetarët” i shënuan edhe dy gola.

Aguero e kompletoi hat-trickun e tij në këtë ndeshje në minutën e 56’ duke shënuar nga penalltia për rezultatin 5-0.

Goleaden e Cityt në këtë ndeshje e mbylli  Raheem Sterling, për rezultatin 6-0.

Pas kësaj fitore Manchester City rrëmben vendin e parë me 56 pikë, po aq pikë sa ka edhe Liverpooli.

Duhet të theksohet se City e ka zhvilluar një ndeshje më shumë.