Manchester City: Foto/ Facebook, Premierliga

Manchester City e fiton derbin ndaj Manchester Unitedit (Foto)

Manchester City ka shënuar fitore të merituar ndaj Manchester Unitedit, me rezultat prej 3-1, në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë.

City e nisi mirë pjesën e parë ku në minutën ’12 shënoi golin e epërsisë me David Silvan.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë nisi furishëm përsëri për vendasit të cilët e dyfishuan epërsinë me Sergio Agueron, i cili shënoi një supergol në minutën e ’48.

Manchester Unitedi e ngushtoi epërsinë në minutën  ’58 nga penalltia me anë të Martial.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Ilkay Gundugan në minutën e ’86.

Pas kësaj fitoreje, City pozicionohet në vendin e parë me 32 pikë, ndërsa Manchester Unitedi në vendin e tetë me 20 pikë.