Lyon e deklason Toulusen (Foto)

Lyon e ka deklasuar Toulousen me rezultat 5-1, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligue 1.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen pasi në minutën e 10’ kaluan në epërsi me Mehpis Depayn.

Lyon nuk u ndal me kaq pasi në minutat 30 dhe 35’ e trefishoi epërsinë me golat e Traores dhe Fekirit.

Golin e vetëm në pjesën e parë dhe në të gjithë ndeshjen për mysafirët e shënoi Dossevi.

Në pjesën e dytë Lyoni i shënoi edhe dy gola për rezultatin 5-1.

Të dy golat i shënoi Moussa Dembele në minutat 67’ dhe 71’.

Lyon pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e tretë me 49 pikë.