Dhjetë të vdekur, mes tyre pesë fëmijë në një zjarr në Lyon të Francës

Dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetën nga zjarri në një pallat në afërsi të Lionit të Francës.

Zyrtarët e qytetit në Lyon e kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin, të Lyonit.

Katër persona janë në gjendje kritike dhe 10 të tjerë raportuan lëndime të lehta, duke i përfshirë dy zjarrfikës.

Rreth 170 zjarrfikës u përballen me zjarrin.

Sipas Ministrit të Brendshëm francez në mesin e viktimave ka edhe fëmijë të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç.

Blloku i banesave ku shpërtheu zjarri është pjesë e një projekti banimi në periferi të Lionit. Flakët duket se kanë nisur në katin përdhes përpara se të përhapeshin në kateët e mësipërme.

Lagjja në fjalë ka pasur një reputacion të dobët për problemet e prishjes urbane dhe kriminalitetit./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala