Manchester United dhe City dëshirojnë shërbimet e mesfushorit francez Ndombele

Afati kalimtar i verës në futboll do të na sjellë shumë risi e befasi.

Njëri prej lojtarëve që pati paraqitje fantastike në sezonin e fundit ishte mesfushori i Lyonit Tanguy Ndombele.

Për mesfushorin francez kanë shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha.

Fillimisht mediat shkruajten se francezi do të transferohej në Juventus, por ende nuk ka ndodhur asgjë konkrete në këtë drejtim.

Sipas “Goal.com”, në luftë për shërbimet e 22 vjeçarit francez kanë hyrë edhe Manchester United dhe Manchester City.

Po ashtu për të ka shprehur interesim edhe skuadra e Barcelonës.

Një gjë është e sigurtë, se Ndombele nuk do të qëndroj te skuadra e Lyonit më, ai pritet të transferohet të një skuadër e madhe në Europë.