Tifozët e Lyon të pasionuar pas Xherdan Shaqirit

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri po kalon në një formë shumë të mirë në ekipin e Lyonit.

Për shkak të paraqitjeve të mira të tij për ekipin e Lyon, janë të pasionuar edhe tifozët e ekipit francez.

Në ndeshjen e ditës së djeshme, Shaqiri shënoi në fitoren 2 me 1 që Lyon e arriti përball Troyes.

Dashuria e madhe për Shaqirin nga tifozët shihet edhe përmes kësaj videoje.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Lyonit kanë duartrokitur dhe kanë brohoritur emrin e tij.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në fanellën e Lyonit, Shaqiri ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë.

VIDEO – Xherdan Shaqiri shënon supergol për Lyonin