Xherdan Shaqiri i bashkohet Lyon

Klubi francez Lyon ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje me futbollistin me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Sipas njoftimit, kontrata kap shumën prej 6 milionë eurosh dhe është 3-vjeçare, më saktësisht deri më 30 qershor të vitit 2024.

I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit zviceran së bashku me Alexander Frei dhe Stéphane Chapuisat, mesfushori sulmues është aktualisht golashënuesi më i mirë i kombëtares zvicerane në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë (8 gola në 17 paraqitje).

Ai po ashtu ka më shumë se 400 ndeshje të luajtura në katër liga evropiane.

Shaqiri ka fituar 2 herë ligën e kampionëve, njëherë me Bayern Munich dhe njëherë me Liverpool.