Lojtaret e klubit 'Drita' në pingpong rrëmbejnë vendet e para

Drita ka dalë kampione në garën e pingpongut në turneun “Top 8”, në Prishtinë, ku garueset nga Gjilani kanë rrëmbyer tri vendet e para.

Udhëheqësi i klubit, Skender Zeqiri, ka njoftuar se vendi i parë i ka takuar Hanife Zeqirit me të gjitha fitore, ndërsa vendi i dytë Linda Zeqirit dhe vendi i tretë Alma Mehmetit.