Aktivitetet për vetëdijesimin e kancerit të gjirit, Atifete Jahjaga luan ping-pong

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në aktivitetin në “Ping Pong Breast Cancer Table Tennis Tournament”, të organizuar nga Klubi i pingpongut Priping si dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita.

Ky aktivitet u mbajtë në kuadër të muajit për vetëdijesimin e kancerit të gjirit.

“Edhe pse ky muaj po përfundon, vetëdijësimi dhe kujdesi ndaj shëndetin tonë duhet të jetë i vazhduheshëm që numri i të prekurve me kancer të gjirit të jetë në shifra të vogla…Të mos neglizhojmë as më të voglën shenjë, të mos arsyetojmë neglizhencën ndaj kujdesit dhe kontrrollova për asnjë arsye pasi që për t’i triumfuar kësaj sëmundje si armat më të forta janë kontrrollat e hershme!”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social “Facebook”.

Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundje.