Lojtarët e Kf LLapi festojnë pas golit - Foto: Rtv21

Llapi vazhdon me fitore, e mposht edhe Gjilanin (Foto)

Llapi e ka vazhduar formën e mirë duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligen e Kosovës.

Ndeshje ne zhbllokoi Mentor Zhdrella në minutën e 22’ nga gjuajtja e lirë.

Gjilani e barazoi rezultatin në minutën  e 52’ me Endrien Maganin.

Skuadra e Tahir Batatines e gjeti golin e fitores në minutën e 76‘ me Valmir Veliun.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e tretë me vetëm 2 pikë më pak se Feronikeli e Prishtina.

Ndeshjen e ardhshme Llapi e luan ndaj Drenicës si mysafirë.

Ndërsa Gjilani e pret Prishtinën.