Llapi triumfon ndaj Gjilanit

Llapi ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit, me rezultat 2-1.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Tahir Batatinës e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me Arbnor Ramadanin nga penalltia.

Epërsinë e dyfishoi sulmuesi Ersil Ymeraj në minutën e 39’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Gjilani e ngushtoi epërsinë me Darko Nikacin në minutën e 70’.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e pestë me 34 pikë.

Kurse Gjilani në vendin e tretë me 41 pikë.

n