Llapi – Gjilani përfundon pa fitues

Llapi dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Si pjesa e parë edhe pjesa e dytë u luajt me kujdes të madh nga të dy skuadrat duke mos i lejuar njëra-tjetrës shumë hapësira.

Pas këtij barazimi Gjilani e humb pozitën e parë duke zbritur në vendin e dytë me 29 pikë.

Kurse, Llapi ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë.

Në ndeshjen e radhës Gjilani luan si vendas ndaj Malishevës.

Kurse, Llapi luan si mysafir ndaj Dukagjinit.