Katër shprehitë që jua lehtësojnë fillimin e një dite të mbarë

 

Për ata që vuajnë nga ankthi, mëngjeset mund të jenë të vështira.

Zgjimi nga gjumi për t’u ndjerë menjëherë të shqetësuar dhe të mbushur me panik është ndjenjë që askush nuk e dëshiron.

Kjo ju paralizon të shënoni progres qysh në momentin kur zgjoheni nga gjumi dhe ju shkakton probleme gjatë tërë ditës.

Sidoqoftë, duke adaptuar shprehi të caktuara të mëngjesit, ju mund ta zvogëloni ankthin në mënyrë që të jeni më efikas gjatë ditës, shkruan RTK.

Këto janë katër shprehi të mëngjesit të cilat ju ndihmojnë ta zvogëloni ankthin.

Reflektimi në heshtje

Duke i dhuruar vetes pak heshtje në mëngjes, ju mund të bëni shumë mirë sepse ju mundëson ta planifikoni ditën dhe gjithashtu të reflektoheni në ditën e mëparshme.

Qartësia dhe energjia janë të fuqishme kur punoni për ta mposhtur ankthin, ndërkaq reflektimi në heshtje ju ndihmon ta arrini atë.

Planifikojeni më herët mëngjesin dhe rrobat që do t’i vishni

Ankthi konsumon shumë energji mendore, prandaj çdo gjë që ju ndihmon ta ruani atë energji është e vlefshme.

Një nga gjërat më të lehta që mund ta bëni është që ta planifikoni më herët shujtën e mëngjesit dhe gardërobën.

Kështu e zvogëloni numrin e vendimeve që duhet t’i merrni në mëngjes, duke ju mundësuar të relaksoheni dhe ta filloni ditën më në kontroll.

Mos i lexoni lajmet apo rrjetet sociale

Ka shumë gjëra të këqija që po ndodhin në botë për momentin. Çdo njeri e din këtë.

Është e rëndësishme të jeni në ngjarje me ndodhitë aktuale.

Sidoqoftë, nëse e filloni ditën me informacione të tilla, apo çfarëdo tjetër që nuk është pozitive, kjo është e dëmshme për ju.

Prandaj, bëjani vetes një favor dhe bëjeni shprehi që në mëngjes ta dëgjoni këngën e preferuar apo ta filloni ditën në heshtje.

Pini çaj

Çaji i gjelbër është dëshmuar se ju relakson, jua rritë përqendrimin dhe qartësinë dhe jua rritë energjinë për shkak të kafeinës.