Kastriot Rexha golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës pas përfundimit të xhiros së 22-të e ka një lider të ri sa i përket golashënuesit më të mirë.
Ai është qendërsulmuesi Kastriot Rexha i Feronkelit me 11 gola.

Rexha sezonin pranveror e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, ku në fitoren ndaj Lirisë me rezultat 2-0 të Feronikelit i ka shënuar dy gola.
Ai poashtu ka shënuar edhe dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit dhe një gol kundër KEK-ut.
Qendërsulmuesi i Niklit, në këtë edicion i ka luajtur 19 ndeshje apo 1, 644 minuta.

10 golashënuesit e Superligës:
1. Kastriot Rexha – KF Feronikeli 11 gola
2. Festim Alidema – KF Llapi 9
3. Alban Shillova – Flamurtari 9
4. Betim Haxhimusa – Drita 7
5. Mendurim Hoti – KF Feronikeli 7
6. Fatih Karahoda – KF Liria 7
7. Liridon Fetahaj – KF Liria 6
8. Egzon Krasniqi – KF Flamurtari 6
9. Martin Mirchevski – KF Trepca ’89 6
10. Blend Baftiu – KF Ballkani 5