Juventus mposhtet nga Young Boys (Foto)

Juventusi ka pësuar humbje nga skuadra zvicerane Young Boys, me rezultat 2-1.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Golin e parë për vendasit e shënoi Hoarau në minutën e 30’ nga penalltia.

Për dyfishimin e epërsisë shënoi sërish Hoarau në minutën e 68’.

Golin e vetëm për Juventusin në këtë ndeshje e shënoi Paulo Dybala në minutën e 80’.

Juventusi edhe pas kësaj humbje mbetet liderë e Grupit H me 12 pikë.