Juventus e fiton derbin ndaj Torinos me golin e Ronaldos

Derbi torinez i ka takuar skuadrës së Juventusit, me fitoren 1-0.

Ndeshja kryesore e xhiros së 16-të në Serie A, ishte ajo ndërmjet Torinos dhe Juventusit, e cila prodhoi vetëm një gol dhe shumë momente diskutabile gjatë ndeshjes.

Minuta e 70-të, e përcaktoi fatin e ndeshjes, pasi portugezi Christiano Ronaldo realizoi nga pika e bardhë, pas ndërhyrjes së portierit të Torinos, ndaj Mandzukicit u akordua penallti për Juventusin.

Juventus pas kësaj fitore ka grumbulluar 46 pikë, ku nga 16 ndeshje, 15 prej tyre I ka fituar dhe ka vetëm një barazim.

Ndërsa Torino, në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Juventus e pret Romën në shtëpi.

 

Juventus – Torino, derbi lokal ku i vetmi opsion është fitorja (Foto)