Juventus – Torino, derbi lokal ku i vetmi opsion është fitorja (Foto)

E shtuna me fillim prej orës 20:30, na sjellë njërin prej derbive lokal më të zjarrtë në Europë, ai ndërmjet Juventusit dhe Torinos.

Të dy skuadrat vijnë nga qyteti i Torinos, i cili ka 888, 837 banorë, të cilët më shumë se çdokush tjetër e shijojnë ‘Derby della Mole’.

Juventus ishte formuar në vitin 1887, nga një grup studentësh në Torino, ku më vonë e mori përsëripër familja Agnelli në vitin 1923, e cila e ka edhe tani në pronësi me president Andrea Agnelli.

Ndërsa Torino, e cila ka edhe emrin e qytetit është formuar si klub në vitin 1906.

Ngjyrat e të dy ekipeve dallojnë, ato tradicionale të Juventusit janë, bardhë e zi.

Ndërsa, Torino i ka ngjyrat vishnje dhe të bardha.

Ndeshja e parë ndërmjet Juventusit dhe Torinos, ishte luajtur në janar të vitit 1907, ishte ndeshja e parë garuese për Torinon, pas vitit 1906 që ishte formuar.

Foto nga ndeshja Juventus- Torino, në sezonin 1965/66

Të dy ekipet janë përballur 239 herë.

Juventusi i ka fituar 103 ndeshje.

Torino i ka fituar 73 ndeshje.

Ndërsa me barazim kanë përfunduar 63 ndeshje.

Skuadra e cila ka shënuar më së shumti gola është Juventusi me 372 gola. Kurse Torino i ka shënuar 316 gola.

Golashënuesi më i mirë i derbit të Torinës është Giampiero Boniperti i Juventusit me 14 gola.

Giampiero Boniperti/Juventusit

Ndërsa nga Torino është Paulo Pulici me nëntë gola.

Paulo Pulici/Torino

 

Trajneri i cili i ka fituar më së shumti derbi është Giovanni Trapattoni me Juventusin me 13 fitore, ndërsa trajneri i tanishëm Allegri i ka fituar gjashtë derbi.

 

Giovanni Trapattoni ish -trajneri i Juventusit

Ndeshja më më së shumti gola ishte Torino- Juventus 8-6, me 14 gola në shkurtin e vitit 1913.

Fitorja ma e thellë e derbit është ajo e Torinos në vitin 1912, me rezultat 8-0.

Ndërsa fitorja më e thellë e Juventusit është ajo e prillit të vitit 1952, me rezultatin 6-0.

Ndeshja e fundit ndërmjet Torinos dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e ‘Zonjës së Vjetër’, me golin e Alex Sandros.

Në pësë përballjet e fundit ndërmjetvete, Juvetnusi i ka fituar katër ndeshje, ndërsa njëra ka mbaruar me barazim.