Hendboll, vajzat, fitojnë skuadrat vendase

Të dielën u luajtën katër ndeshje të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll në kategorinë e vajzave.

Skuadrat vendase dolën fituese në katër sfidat.

Kështu Prishtina fitoi ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 34:18. Prishtina është e katërta me 20 pikë, një më pak se Shqiponja që renditet e treta.

Vushtrria ka mposhtur Kastriotin me rezultat 26:18 për t’u përforcuar në pozitën e dytë dhe për të mbajtur hapin me Istogun. Vushtrria i ka 24 pikë, dy më pak se Istogu që udhëheq në tabelë.

Vëllaznimi ka fituar me një gol dallim ndaj Samadrexhës, 23:22.

Ndërsa Drita ishte bindëse ndaj Vjosës (27:9).

Pas 14 xhirove të luajtura në kategorinë e vajzave në hendboll, Istogu është i pari me 26 pikë.