Hendboll: Besa i bashkohet Kastriotit në finale të fazës së play-off-it

Besa Famgas iu ka bashkuar Kastriotit në finalen e fazës së play-off-it në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-off-it e cila u luajt në Gjakovë, Besa e mposhti Vëllaznimin me rezultat 37:12.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e fitoi me rezultat 39:10. Kështu me dy fitore bindëse Besa Famgas kalon në finale ku takohet me Kastriotin.
Besa stinorin e rregullt e mbylli në vend të parë e Vëllaznimi në të katërtin.