Fitore dramatike e Gjermanisë në Amsterdam (Foto)

Germania ka shënuar një fitore dramatike ndaj Holandës, në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.

Gjermanët e nisën mirë ndeshjen, pasi kaluan në epërsi në minutën e 15’ me Sanen.

Mysafirët e dyfishuan epërsinë në minutën e 34‘ me një super gol të Gnarbyt.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2, për mysafirët.

Në pjesën e dytë ‘tulipanët’ u këndellën dhe arritën shpejt ta ngushtojnë epërsinë me De Ligt.

Në minutën e 63’ vendasit e barazuan rezultatin me Depay.

Kur u mendua se ndeshja do të  përfundonte me barazim, ashtu nuk mendoi mbrojtësi i krahut të majtë Schulz i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 90’ pas asistimit të Reusit.

Pas kësaj fitore Gjermania mbetet në vendin e dytë me 3 pikë në Grupin C, me vetëm një ndeshje të zhvilluar, ndërsa Holanda në vendin e tretë me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.

Kurse në vendin e parë është Irlanda Veriore me 6 pikë.