FFK-ja do të organizojë ndeshje të Champions League

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, gjatë verës do të jenë nikoqire ku do të luajnë  skuadrat kampione të San Marinos, Andoras dhe Gjibraltarit.

Kjo pasi Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë organizatore e rrethit paraeliminator të Champions League. FFK-ja kishte aplikuar me kohë për marrjen e organizimit të ndeshjeve të rrethit paraeliminator, ndërsa UEFA ka vendosur që t’i besojë organizimin e këtyre ndeshjeve FFK-së.

“Kërkesa për organizimin e këtij rrethi nga FFK-ja është bërë me qëllim që t’i lehtësohet puna klubit tonë që do të na përfaqësojë në këtë garë: të ketë më shumë shpenzime, ta ketë mundësinë për ta shijuar përparësinë e terrenit vendas dhe ta gëzojë përkrahjen e madhe të tifozëve në një garë kaq të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ky rreth paraeliminator vitin e kaluar është zhvilluar në Gjibraltar, ku kampioni në fuqi Drita arriti ta mbyllë me sukses, duke kaluar rrethin e parë, e ku më pas u eliminua nga skuadra suedeze Malmo.

Këto ndeshje do të zhvillohen prej datës 20 deri më 27 qershor 2019.