Kombëtarja e Kosovës gjatë stërvitjeve në Izrael | Foto: FFK

Dardanët do të luajnë dy miqësore në mars e një në qershor

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë dy ndeshje miqësore në mars dhe një në qershor.

Më 22 mars, “Dardanët” do të luajnë kundër Armenisë në Jerevan, ndërsa më 26 mars do të përballen me Hungarinë në Budapest.

Përballja e ardhshme do të jetë më 5 qershor kundër Norvegjisë, në Oslo.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) thotë se është në bisedime për të aranzhuar edhe miqësoren e dytë për qershor dhe se shumë shpejt do të konfirmohet kundërshtari i radhës.

Sipas FFK-së, këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës garë do të tërhiqet më 8 shkurt.