Ferizaj - Ferronikeli

Feronikeli në gjysmë finale të Kupës se Kosovës

Feronikeli është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Kosovës.

Ekipi nga Drenasi, sot ka luajtur në çerekfinale ndaj Ferizajt si mysafirë të cilën e ka mposhtur me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar sulmuesi Kastriot Rexha në minutën e 21’.

Nesër do të luhen edhe tri takime në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës prej orës 13:00.

KF KIKA – BALKANI

VLLAZNIMI – DRITA

PRISHTINA – TREPÇA 89’.