Europa League: Sot luhet finalja e madhe ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit

Sonte do të vendoset kampioni i ri i Europa League-s.

Chelsea dhe Arsenali, do të përballen prej orës 21:00, në Azerbajxhan në stadiumin “Baku Olimpic Stadium”.

Kjo ndeshje do të jetë e rëndësisë së veçantë për të dy skuadrat, por për Arsenalin edhe më shumë.

Arsenali në Premierligë e mbylli vitin në vendin e pestë, vend i  cili për vitin e ardhshëm i siguron pjesëmarrjen përsëri në Europa League.

Ndërsa, Chelsea e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe e ka të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery do të kërkoj daljen në Ligën e Kampionëve, përmes kësaj finale, nëse e mposht Chelsean sonte.

Në të kundërtën, atëherë do të bëj gara përsëri në Europa League.

‘Topçinjtë’ në këtë ndeshje do të kenë plotë gjashtë mungesa, si Bellerin, Holding, Mavropanos, Mkhitaryan, Ramsey dhe Deniz Suares.

Kujtojmë se Mkhitaryan nuk do të luaj në këtë ndeshje për arsye të politikës, pasi ai është kapiten i Armenisë, pasi nuk ka siguri për të.

Arsyeja që Mkhitaryan nuk i sigurt për këtë ndeshje është nga kontesti politik mes Armenisë dhe Azerbejxhanit mbi rajonin e quajtur “Nagorno – Karabakh”.

Lojtari i Arsenalit nuk luan në finale të Europa League në Azerbajxhan shkaku i politikës

 

Arsenal asnjëherë nuk e ka fituar këtë trofe në histori të klubit, prandaj sonte do ta shkruanin historinë nëse e fitojnë atë edhe do t’i bënin nder vetës së tyre për sezonin e ri.

Te Chelsea, sigurt në këtë ndeshje do të mungojnë, Hodson- Odoi, Luftus-Cheek, Rudiger dhe Van Gingel. Ngolo Kante nuk është i sigurt se a do të luaj, pasi për të do të vendoset në minutat e fundit të ndeshjes.

Chelsea Europa Leaguen e kishte fituar për herë të parë dhe të fundit në vitin 2013.

Këto dy ekipe deri më tani janë përballur plotë 164 herë ndërmjet vete në Premierligë.

‘Topçinjtë’ i kanë fituar 64 ndeshje, ndërsa ‘ Blutë e Londrës’ 52 ndeshje, ndërsa 49 herë i kanë ndarë pikët duke barazuar.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ZEdWESe6UHo