Europa League sjell sonte ndeshje interesante (Foto)

Europa League sonte do të na sjellë tetë ndeshje në kuadër të 1/16 së finales.

Tri ndeshje do të zhvillohen prej orës 18:55.

Ndërsa pesë ndeshje zhvillohen prej orës 21:00.

Ndeshje interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Arsenalit dhe Rennesit, e cila zhvillohet prej orës 21:00.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 3-1 për francezët.

Tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Interit dhe Eintracht Frankfurtit.