'El Clasico' sonte dhe të shtunën

Sonte me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabeu”, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo ndeshje është në kuadër të gjysmëfinales së “Copa del Rey”.

Ndeshja e parë në “Camp Nou” ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Në pesë takimet e fundit në “El Clasico”, Barcelona i ka fituar dy ndeshje, dy tjera kanë përfunduar me barazim, ndërsa një e ka fituar Real Madridi.

Në ndeshjen e fundit me 6 shkurt e cila u zhvillua në “Camp Nou”, golashënues ishin Lucas Vazques në minutën e 6’ për Realin dhe Malcom në minutën e 57’.

Në këtë ndeshje pritet që Lionel Messi të luajë prej fillimit të ndeshjes, pasi në ndeshjen e parë argjentinasi ishte futur në minutën e 63’.

Interesant është fakti se Reali dhe Barcelona do të ndeshen të shtunën, në kuadër të La Ligas.

Përsëri Reali do të jetë vendas.

Madrilenët në ndeshjen e parë kishin pësuar humbje të thellë me rezultat 5-1.