Edon Zhegrova prezantohet te Baseli (Video)

Edhe zyrtarisht mesfushori sulmues Edon Zhegrova e ka kompletuar transferimin e tij te skuadra zvicerane Basel, si huazim me të drejtë blerje.

Kosovari Zhegrova është huazuar te Baseli për një vit e gjysmë nga klubi belg Genk dhe ka zgjedhur fanellën me numrin 30.

Zhegrova ka thënë se është shumë i emocionuar që do të luajë në një ekip të ri.

“Jam shumë i emocionuar pasi është një ekip i ri për mua, një jetë e re për mua. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubit të madh, klubi më i madh në Zvicër. Për mua është gjë e madhe dhe do ta bëj më të mirën, të ndihmoj sa më shumë që mundem që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. E kam zgjedhur Baselin, pasi këtu kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj. Është një mundësi e madhe që të luaj këtu“, ka thënë Zhegrova.

Zhegrova gjatë këtij edicioni është injoruar vazhdimisht nga trajneri i Genkut, duke mos u ftuar as në ekipën e parë.