Zhegrova: Nuk do të ndalem deri sa të luaj për Barcelonën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës që luan për Basel, Edon Zhegrova është shprehur se nuk do të ndalet deri sa një ditë të luaj për Barcelonën.

Kështu ka thënë ai gjatë një intervistë dhënë për mediumin zvicran Blick.

Në momentin kur gazetari ka pyetur se si një futbollistë i moshës 22 vjeçare luan ende për Basel, Zhegrova është përgjigjur se ai dëshiron që të bëjë gjërat hap pas hapi.

“Në një moment do të luajë për FC Barcelona. Gjithmonë kam thënë se ky është qëllimi im dhe nuk do të ndalem derisa të arrij atje”, ka thënë Zhegrova.

Ai është shprehur se Basel është ekipi më i mirë në ligën e futbollit në Zvicër.

“Mendoj se jemi ekipi më i mirë!”, thotë Zhegrova.

Këtë sezon ai ka arritur të zhvillojë 8 ndeshje në kuadër të ligës dhe ka shënuar 2 gola e ka asistuar 2 herë, ndërsa në Ligën e Konferencës në katër ndeshje ka shënuar 2 gola tjerë.

Në shumë raste golat dhe asistimet e Zhegrovës kanë vendimtar për rezultatet e Baselit.