Foto: Calvin Harris/Instagram

Dua Lipa ngjitet në skenë me Calvin Harris për 'One Kiss'

Edhe pse këngëtarja Dua Lipa nuk kishte paralajmëruar se do të performojë në skenën e “Sunny Hill Festival”, ajo është ngjitur në skenë në natën e fundit të këtij festivali.

Lipa i është bashkëngjitur në skenë artistit kryesor të natës së fundit, DJ Calvin Harris për të performuar hitin e tyre ‘One Kiss’, që ka arritur 569.4 milionë klikime në You Tube.

“Sunny Hill Festival” ka filluar më 2 gusht dhe ka përfunduar dje më 4 gusht. Në natën e parë ka performuar këngëtarja Miley Cyrus dhe shumë artistë të tjerë shqiptarë.

Ndërsa në natën e dytë të këtij festivali para publikut ka dhënë një performancë reperi shqiptar Gashi, i cili edhe vallëzoi së bashku me Dua Lipën vallen e Rugovës.

Cyrus ka dhuruar 25 mijë dollarë për fondacionin “Sunny Hill”. Fondacioni “Sunny Hill” ka dhuruar 150 mijë euro që do të shkojnë për hapësirat të cilat do të ndërtohen për të rinjtë e talentuar në muzikë.