Foto: Facebook

Driton Kuka: Haradinaj po ia kthen dinjitetin ekipit olimpik

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka shkruar se tani xhudistët kosovarë do të stërviten dinjitetshëm për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokyo në vitin 2020.

Ai këtë e ka bërë të ditur në Facebook, ku e ka postuar një foto së bashku me Majlinda Kelmendin dhe kryeministrin Haradinaj.

Kuka thotë se kryeministri Ramush Haradinaj po ia kthen dinjitetin ekipit olimpik të Kosovës, fal përkrahjes së Qeverisë së Kosovës, duke krijuar kushte normale për stërvitje.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës.

“Dinjitetshëm do stërvisim tash e tutje…
Kryeministri Haradinaj po e kthen dinjitetin edhe te Ekipi Olimpik!
Kampionja Olimpike por edhe të tjerët fal përkrahjes së sotme të kërkesave tona në mbledhjen e Qeverisë do stërvisin në kushte normale për stërvitje!
Ne si gjithmonë do punojmë për suksese të reja drejt Lojërave Olimpike Tokyo 2020!
#tokyo2020