Dortmund e nis sezonin pranveror me fitore (Foto)

Dortmundi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Leipzigut, si mysafir me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Axel Witsel në minutën e 19.

Në pjesën e dytë nuk pati gola.

Pas kësaj fitore Dortmundi mbetet në vendin e parë me 45 pikë nga 18 ndeshje, 6 pikë më shumë se përcjellësi i parë Bayern Munich.