Foto: UEFA

Çka është Liga e Kombeve?

Çfarë është Liga e Kombeve? Si funksionon? Pse UEFA beson se do të përmirësojë cilësinë e futbollit të ekipit kombëtar? Më poshtë gjeni shpjegimet e UEFA-s.

Cili është sfondi i Ligës së Kombeve?

Përtëritja e futbollit të ekipit kombëtar – dhe Liga e Kombeve, rrjedh nga dëshira e UEFA-s dhe 55 shoqatave të saj anëtare për të përmirësuar cilësinë dhe qëndrimin e futbollit të ekipit kombëtar.

UEFA dhe shoqatat e saj dëshironin më shumë domethënie sportive në futbollin e ekipit kombëtar, me shoqatat, trajnerët, lojtarët dhe përkrahësit gjithnjë e më shumë të mendimit se ndeshjet miqësore nuk po ofrojnë konkurrencë adekuate për ekipet kombëtare.

Konsultime të gjera dhe diskutime filluan që nga takimi për Strategjinë e UEFA-s në Qipro në vitin 2011 dhe vazhduan në një sërë takimesh të Programit Top Executive (TEP) gjatë tre viteve të ardhshme. Liga e Kombeve e UEFA-s u miratua unanimisht në Kongresin e zakonshëm të 28 të UEFA-s në Astana më 27 mars të vitit 2014.

Cili është formati?

Formati i Ligës së Kombeve përmban ngritjen dhe rënien. Të 55 skuadrat kombëtare europiane janë ndarë në katër liga në përputhje me renditjen e koeficientëve të UEFA-s në 11 tetor 2017.

Liga A përfshin kombëtaret e renditura më lart dhe Liga D përfshin ato të renditura më poshtë.

Liga A

Grupi A1: Gjermania, Franca dhe Holanda

Grupi A2: Belgjika, Zvicra dhe Islanda

Grupi A3: Portugalia, Italia dhe Polonia

Grupi A4: Spanja, Anglia dhe Kroacia

Ekipet janë ndarë në katër grupe nga tre, me fituesit e grupit që më pas konkurrojnë në finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s (gjysmë-finale, ndeshja për vendin e tretë dhe finale) në qershor të vitit 2019 për t’u bërë fitues i Ligës së Kombeve.

Një vend pritës do të emërohet në dhjetor të vitit 2018 nga ekipet finaliste. Të katër skuadrat që përfundojnë në fund të grupeve të tyre do të zhvendosen në Ligën B për edicionin 2020.

Katër ekipet e renditura që nuk kualifikohen për EURO 2020 do të luajnë në play-off në mars të vitit 2020, me një mundësi për një vend në finale.

Liga B

Grupi B1: Sllovakia, Ukraina dhe Republika Çeke

Grupi B2: Rusia, Suedia dhe Turqia

Grupi B3: Austria, Bosnje dhe Hercegovina, Irlanda e Veriut

Grupi B4: Uellsi, Republika e Irlandës dhe Danimarka

Edhe në Ligën B, kombëatret janë ndarë në katër grupe nga tre. Të katër fituesit e grupit kalojnë në Ligën A, kurse katër kombëtaret që renditen të fundit kalojnë në Ligën C për garën e ardhshme që do të luhet në vitin 2020.

Katër ekipet e renditura që nuk kualifikohen për EURO 2020 do të luajnë në play-off, në mars të vitit 2020, me një mundësi për një vend në finale.

Liga C

Grupi C1: Skocia, Shqipëria dhe Izraeli

Grupi C2: Hungaria, Greqia, Finlanda dhe Estonia

Grupi C3: Sllovenia, Norvegjia, Bulgaria dhe Çipro

Grupi C4: Romania, Serbia, Mali i Zi dhe Lituania

Liga C është e ndarë në një grup me tre ekipe (që përmbajnë skuadra nga vetëm Pots 1, 2 dhe 3) dhe tre grupe me nga katër ekipe. Për shkak të kufizimeve për ndeshjet që zhvillohen në stinën e dimrit, një grup mund të përmbajë maksimumi dy prej këtyre ekipeve: Norvegjia, Finlanda, Estonia, Lituania.

Të katër fituesit e grupit kalojnë në Ligën B, me katër ekipet që përfundojnë në fund të grupit, kalojnë në Ligën D për edicionin 2020. Katër ekipet e renditura që nuk kualifikohen për EURO 2020 do të luajnë në play-off në mars të vitit 2020, me një mundësi për një vend në finale.

Liga D

Grupi D1: Gjeorgjia, Letonia, Kazakistani dhe Andora

Grupi D2: Bellorusia, Luksemburgu, Moldavia dhe San Marino

Grupi D3: Azerbajxhani, Ishujt Faroe, Malta dhe Kosova

Grupi D4: Maqedonia, Armenia, Lihtejnshtajni dhe Gjibraltari

Liga D është ndarë në katër grupe nga katër kombëtare. Për shkak të kufizimeve të tepruara të udhëtimit, asnjë grup nuk mund të përmbajë maksimumin e njërës prej këtyre çifteve, Andora dhe Kazakistani, Ishujt Faroe dhe Kazakistani, Gjibraltari dhe Kazakistani, Gjibraltari dhe Azerbajxhani.

Katër fituesit e grupit kalojnë në Ligën C për edicionin 2020. Katër ekipet e renditura që nuk kualifikohen për EURO 2020 do të luajnë në play-off në mars të vitit 2020, me një mundësi për një vend në finale.

Tërheqja e shortit për Ligën e Kombeve u zhvillua në Qendrën e Konventës së SwissTech në Lozanë më 24 janar 2018.

Në çdo ligë, katër fituesit e grupit do të kalojnë (ose luajnë në finale, shih më poshtë) dhe katër ekipe bijnë për garën e ardhshme që do të luhet në vitin 2020. Renditja e Ligës së Kombeve do të përcaktojë përbërjen e enëve të shortit për kualifikimet e mëvonshëm për europian.

Përveç kësaj, Liga e Kombeve do tu sigurojë ekipeve një mundësi tjetër për t’u kualifikuar në turneun EURO 2020, ku katër kombëtare kualifikohen përmes ndeshjeve të play-off që do të zhvillohen në mars të vitit 2020.

Kur do të zhvillohet Liga e Kombeve?

Finalet e Ligës së Kombeve për ekipet që fitojnë katër grupet brenda divizionit të lartë është planifikuar për në qershor 2019.

Për finalet e Ligës së Kombeve, fituesit e grupeve të Ligës A do të luajë në eliminatore (gjysmë-finale, ndeshje për vendin e tretë dhe finalen) në qershor të vitit 2019 për t’u bërë fitues i Ligës së Kombeve.

Vendi pritës do të emërohet zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në dhjetor të vitit 2018 nga një prej kombëtarëve që arrijnë në katërshen më të mirë. Italia, Polonia dhe Portugalia (të gjitha në Grupin A3) kanë shprehur interes.

Ndeshjet e play-off do të organizohen në mars të vitit 2020.

A do të ndryshojë kualifikimi për Kampionatin Europian?

Ndryshimet në kualifikimin për Kampionatin Europian do ta bëjnë atë më të efektshëm. Ekuacioni tani është i thjeshtë, dhjetë grupet me dy ekipet e para në çdo grup kualifikohen automatikisht dhe katër vendet e tjera luajnë në play – off për kualifikimet e europianit, ku edhe 16 fituesit e grupeve të Ligës së Kombeve do të ndeshen.

Shorti për kualifikimet në EURO 2020 do të zhvillohen pas përfundimit të Ligës së Kombeve dhe do të lejojë që katër pjesëmarrësit e finaleve të Ligës së Kombeve të tërhiqen në grupet prej pesë skuadrave.

Por parimi kyç i kualifikimeve mbetet që çdo ekip mund të luajë çdo ekip.

Kualifikimet për EURO 2020 do të fillojnë në mars të vitit 2019. Do të ketë nga dy ndeshje mars, qershor, shtator, tetor dhe nëntor të vitit 2019. Në total do të ketë pesë grupe prej pesë skuadrave dhe pesë grupe të tjera prej gjashtë ekipeve (dhjetë grupe në total) që do të luajnë në dhjetë ndeshje (i njëjti numër si tani). Fituesi dhe i dyti në secilin nga dhjetë grupet do të kualifikohen automatikisht për turneun final të EURO 2020 (që do të zhvillohet në qershor 2020).

Katër vendet e fundit për europian do të fitohen nga ndeshjet e kualifikuesve për Kampionatin Europian, që do të zhvillohen në mars të vitit 2020 dhe të cilat do të ndeshen nga 16 fituesit e grupeve të Ligës së Kombeve.

Nëse një fitues i grupit tashmë është kualifikuar nëpërmjet kualifikueseve për europian, atëherë vendi i tyre do të shkojë te ekipi i ardhshëm më mirë i renditur në ligën e tyre. Nëse një skuadër nuk ka katër skuadra për tu ndeshur, vendet e mbetura shpërndahen në skuadrat e një lige tjetër, sipas radhitjes së përgjithshme të Ligës së Kombeve.

Çdo ligë do të ketë një rrugë të veten dhe secila rrugë do të shfaqë dy gjysmëfinale dhe një finale të vetme. Fituesi i çdo rruge do të fitojë një biletë për EURO 2020.

Si llogaritet renditja e përgjithshme e Ligës së Kombeve?

Në kuadër të secilës ligë (A, B, C dhe D), renditja e përgjithshme do të llogaritet në bazë të pozicionit në grup, atëherë pikët, diferenca e golave, golat e shënuar, golat e shënuar si mysafir, fitoret, fitoret si mysafir, pikët disiplinore, koeficienti i renditjes.

Cilat janë avantazhet për Asociacionet dhe ekipet kombëtare?

Asociacionet kombëtare dhe trajnerët, në konsultime me UEFA-n, zbuluan se ata mendojnë se miqësoret ndërkombëtare nuk janë duke siguruar konkurrencë adekuate sportive. Liga e Kombeve krijon ndeshje më kuptimplote dhe më konkurruese për ekipet dhe një kalendar dhe strukturë të përkushtuar për futbollin e ekipit kombëtar.

Ekipet kryesore gjithashtu mund të aspirojnë për të marrë pjesë në finalet e Ligës së Kombeve, një ngjarje e re e nivelit të lartë.

Për kombet e mesme dhe më të vogla, Liga e Kombeve do të ofrojë një mënyrë shtesë për t’u kualifikuar për Kampionatin Europian. Vendet e renditura më poshtë – 16 kombëtaret në fund të renditjes – tani kanë të garantuar një nga 24 ndeshjet kualifikuese për EURO.

Ekipet e rangut më të ulët të cilat kanë luajtur kundër kombëtareve të renditura dukshëm më lart se ato tani do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ndeshje të balancuara. Skuadrat nuk mësojnë dhe përparojnë duke humbur vazhdimisht, tani disa ekipe do të fillojnë të fitojnë.

Ndërkohë që Liga e Kombeve do të zëvendësojë shumicën e miqësoreve ndërkombëtare, përsëri do të ketë hapësirë në kalendar për miqësoret, sidomos për kombëtaret më të mira që mund të dëshirojnë të përballen me kundërshtarë nga jashtë kontinenti i Europës, pasi ata do të jenë në grupe me tre ekipe.

Asociacionet dhe ekipet përfitojnë nga qartësia e kalendarit të ndeshjeve, dhe tani ka një hapësirë të qartë midis fundit të Kampionatit Europian dhe Kampionatit Botëror, dhe anasjelltas, si dhe stabiliteti i të ardhurave.

Cilat janë avantazhet për përkrahësit?

Shumica e përkrahësve e kuptojnë se shumica e miqësoreve dështojnë për të ofruar futboll konkurrues dhe kuptimplotë. Tani ata do të kenë mundësinë të shohin ekipet e tyre duke luajtur në ndeshje më konkurruese, duke marrë pjesë në një garë të re dhe të kenë një shans të dytë për t’u kualifikuar për turnetë e mëdha.

Në çdo vit çift ka Kampionat Botëror ose Kampionat Europian; tani në çdo vit tek do të ketë fitues të Ligës së Kombeve.Tani futbolli është rreth konkurrencës dhe, ashtu si në futbollin e klubeve, do të ketë një kampionat kombëtar në fund të çdo sezoni.

A do të thotë kjo më shumë kërkesa për lojtarët dhe klubet?

Jo, Liga e Kombeve dhe kualifikuesiet evropiane do t’i përmbahen kalendarit ekzistues të ndeshjeve ndërkombëtare. UEFA është gjithmonë e gatshme të ruajë ekuilibrin midis klubit dhe futbollit ndërkombëtar. Gara e re duhet, në fakt, të zvogëlojë kërkesat ndaj lojtarëve dhe klubeve me më pak udhëtime të parashikuara për lojëra miqësore ndërkohë që ekipet kombëtare do të luajnë në mënyrë konsistente në nivelin e tyre. Me ndeshje të dyfishta, lojtarët do të kthehen në klubet e tyre më herët sesa kthehen aktualisht.

A është kjo vetëm për të gjeneruar më shumë të ardhura?

Jo, financat nuk janë një nxitës për garën e re. Sidoqoftë, gara do të ketë të njëjtat të drejta të centralizuara mediatike siç janë prezantuar kohët e fundit për të gjitha kualifikueset europiane, kështu që Asociacionet do të kenë edhe më shumë stabilitet në të ardhurat e tyre.

A nuk do të ketë më miqësore ndërkombëtare?

Me siguri do të ketë më pak miqësore ndërkombëtare dhe padyshim më pak miqësore të pakuptimta. Sidoqoftë, në kalendar do të ketë hapësirë për miqësoret – veçanërisht ndeshjet përgatitëse për turnetë përfundimtarë. UEFA është gjithashtu e etur që ekipet evropiane do të kenë ende mundësinë për të luajtur me kundërshtarë nga konfederatat e tjera.