Dr. Miranda Selmonaj- Rama

Cilat janë simptomat dhe problemet që i shkakton sëmundja e Hashimotos?

Gjëndra tiroide është një gjëndër mjaft e rëndësishme për trupin tonë, është e vendosur në pjesën e përparme të qafës. Është përgjegjëse për funksionin dhe metabolizmin normal të trupit tonë, sekreton dy hormone të rëndësishme Tiroksinën apo T4 siç njihet në popullatë dhe Trijotironinën apo T3. Këto hormone kanë ndikim në pothuajse në çdo qelizë të trupit tonë. Ato ndikojnë që të funksionojë sistemi nervor qendror, sistemi kardiovaskular pra zemra, sistemi gastrointestinal pra tretja e ushqimit, energjia apo funksioni normal në metabolizëm.

Mosprodhimi apo mosfunksionimi i mjaftueshëm i gjëndrës tiroide, i hormoneve tiroide atëherë rezulton me shtim në peshë. Pra personat përkundër që nuk kanë oreks të shtuar, nuk konsumojnë ushqim të mjaftueshëm ata shtojnë në peshë për shkak të një metabolizmi të zvogëluar, ndihen vazhdimisht të lodhur dhe pa energji, kanë intolerancë ndaj të ftohtit dhe në ambiente ku nuk është shumë ftohtë ata ndihen se kanë të ftohtë, tjetër kanë probleme me sistemin gastrointestinal dhe shumicën e kohës kanë problem me kapsllëk që është problem në tretjen e ushqimit, femrat kanë problem me çrregullim të ciklit dhe problem në mbetjen shtatzënë. Problemi me gjëndrën tiroide mundet me shku deri te infertiliteti.

Diagnostikimi i problemit me gjëndrën tiroide në këtë rast hipotirozën bëhet me anë të analizave të gjakut, pra rezultateve laboratorike të hormonit tirostimulues që është një hormon që prodhohet nga hipofiza që e stimulon gjëndrën tiroide me prodhu hormonin T3 dhe T4. Në këto raste kur gjëndra tiroide nuk prodhon sa duhet hormone tiroide atëherë si fazë kompenzatuese me feedback negativ ka me u stimulu hormoni tiroidostimulues apo TSH, pra e kemi vlerën e TSH të lartë te hipotiroza. Po ashtu bëhet edhe analiza T3 dhe T4 këto dyjat rezultojnë me vlera të ulëta te personat që janë me hipotirozë.

Shkaktarët më të shpeshtë të hipotirozës në vendet e zhvilluara është sëmundja apo Tiroiditi kronik Hashimoto. Është një Tiroidit kronik ku organizmi jonë krijon antitrupa ndaj gjëndrës tiroide. Pra gjëndrën tiroide tonën organizmi jonë e njeh si të huaj dhe fillon ta sulmojë dhe në këtë rast krijon antitrupa, të cilët dëmtojnë gradualisht gjëndrën tiroide dhe vjen deri te mosfunksioni apo mosprodhimi i hormoneve tiroide. Në këto raste diagnostikimi me Hashimoto është i thjeshtë përmes analizave të gjakut që kërkohen antitrupat ndaj gjëndrës tiroide.

Antitrupat më të shpeshtë që kërkohen dhe që rezultojnë pozitivë te Hashimoto janë antitrupa ndaj peroksidazës tiroide (anti-TPO) që është një enzimë që ndihmon në hormonet tiroide dhe antitrupat kundër tiroglobulinës (anti-Tg) që është një proteinë që ndihmon në prodhimin e hormoneve tiroide. Po ashtu nuk janë të rrallë as antitrupat ndaj receptorëve të hormonit tiroidostimulues.

Tiroiditi kronik Hashimoto është një sëmundje kronike dhe kërkon një menaxhim të vazhdueshëm të problemit dhe pacienti duhet të jetë në kontroll të vazhdueshme nga ana e mjekut dhe terapia që thash ma herët me terapi zëvendësuese hormonale duhet të bëhet në kontroll të vlerave të TSH. Pra vlerat e TSH tregojnë se a jemi duke e menaxhuar neve mirë problemin me tiroide. Përveç terapisë zëvendësuese hormonale që është trajtimi pra hapi i parë i trajtimit, këta persona duhet të marrin edhe suplemente të cilat ndihmojnë në funksionin e mirë të gjëndrës tiroide e në këtë rast është seleniumi, zinku, magnezi, vitamina D për arsye se është pa që këta persona kanë mungesë të këtyre suplementeve.

Për neve si mjekë është me rëndësi që pacientët që kanë problem me gjëndrën tiroide të jenë në kontroll të gabueshme nga mjeku dhe të marrin terapinë e rekomanduar nga mjeku endokrinolog, pra mos të marrin informacione nga interneti për terapinë dhe jo për gjëra të tjera. Të bëjnë gjithmonë kontroll të vazhdueshme ashtu siç rekomandohen nga mjeku dhe t’i përdorin medikamentet sipas udhëzimeve nga ana e mjekëve. Normalisht përveç terapisë hormonale zëvendësuese, ne rekomandojmë edhe ushqime të cilat janë të preferueshme te personat që janë diagnostiku me probleme të gjëndrës tiroide në këtë rast me hipotirozë, janë ushqime që përmbajnë më shumë jod, ushqimet e detit, peshqit, frutat e detit, pemët e perimet.

Mirëpo është një kategori e ushqimeve që janë që ne i quajmë stromogjene të cilat kanë ndikim në gjëndrën tiroide dhe duhet të përdoren më pak ose kur të përdoren duhet për përdoren të gatuara, të zihen ose të fërgohen në kohë të shkurtë për arsye që të hiqen efekti stromogjen në këtë grup bëjnë pjesë lulelakra, brokoli, lakra jeshile e kështu me radhë. Pra për shkak të vlerave të mëdha ushqyese që i kanë këto sallata- perime duhet të konsumohen, por të gatuhen.

Problemet me gjëndrën tiroide në këtë rast hipoteroza apo tiroiditi kronik Hashimoto është një sëmundje e menaxhueshme. Pacientët që janë diagnostiku me tiroiditin kronik Hashimoto nuk duhet të kenë shqetësime për arsye se nëse menaxhohet mirë dhe merren këshillat e mjekut mund të jetojë gjithë jetën pa problem.

Për të shikuar videon e plotë, klikoni në këtë LINK