Këshillat e Mjekut: Gjëndra tiroide, problemet dhe trajtimi në Kosovë

Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe e organizmit të njeriut që vepron si rregullues i metabolizmit.

Endrokrinikoogja, Rreze Serhati Morina për KALLXO.com ka treguar lidhur me problemet që mund ta përcjellin këtë gjëndërr dhe trajtimin e tyre.

“Gjëndra tiroide është një gjendër që gjindet në pjesën e përparme të poshtme të qafës, është gjendra më e madhe në organizmin tonë, prodhon hormonet T3 dhe T4 që kanë rëndësi të madhe për trupin e njeriut, këto hormone rregullojnë metabolizmin në trupin tonë”, thotë Serhati Morina.

Sipas Serhati Morinës problemet me tiroiden janë të shpeshta prandaj duhet bërë diagnostikimin e hershëm dhe të duhur.

“Problemet më të shpeshta të tiroides janë hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi, funksioni i zvogëluar i gjëndres tiroide është kur gjëndra nuk prodhon hormone të mjaftueshme për të kryer funksionin e saj. Hipertiroidizmi është kur gjendra prodhon hormone më shumë se që është e nevojshme”, tha Serhati Morina.

Doktoresha thotë se simptomat janë të ndryshme varësisht se çfarë lloji të çrregullimit ka pacienti.

“Shenjat dhe simptomat e hipotiroidizmit janë shumë të shprehura edhe pacienti mund t’i vërej ato, shenjat e hipotiroidizmit janë lodhja ndjenja e të ftohtit, lëkura e thatë, thonjët janë të thatë dhe thyhen, flokët e thatë që bien, gjendja depresive, zbrazja e zorrëve është e ngadalësuar apo ka konstipacion, është e rëndësishme të themi që ka ç’rregullime të ciklit menstrual dhe probleme me mbetjen shtatëzanë”, thotë ajo.

Ndërsa për çrregullimin tjetër të njohur si prodhim i tepruar i hormoneve Serhati Morina thotë se simptomat janë krejtësisht tjera.

“Shenjat e hipertiroidizmit janë kur pacientja ka ndjenjë të nxehtit edhe në ambiente të ftohta, ka djersitje të theksuar, mund të ketë edhe barkqitje, është i shqetësuar vazhdimisht ka të rrahura të shpeshta të zemrës”, thotë ajo.

Endokrinologia thotë se te disa gra problemet e torides paraqiten gjatë shtatëzanisë por ndodhë që gruaja të hyjë në shtatëzani me probleme të tiroidës të cilat kanë nevojë për trajtim profesional.

“Problemet e tiroides mund të jenë para shtatëzanisë dhe të paraqiten gjatë shtatëzanisë është e rëndësishme që vlerat e TSH të mbahen në 2.5  që fëmija të zhvillohet normalisht dhe nëna të ketë shëndet të mirë, është shumë i rëndësishëm trajtimi i hipertireozës në shtatëzani, bari që përdoret është zëvendësim i hormonit dhe nuk ka efekt anësor te nëna ose te beba“, kësillon endokrinologia.

Ndërsa thotë se edhe hipertiroidizmi trajtohet ndryshe prandaj duhet që pacientja të jetë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun endokrinolog.

“Hipertiroidizmi trajtohet në disa mënyra, janë barnat që meren dhe e frenojnë sekretimin e hormonit nga gjëndra tiroide mënyra e dytë është përdorimi i jodit dhe mënyra e tretë është heqja e tiroides”, këshilon ajo.

Sipas doktoreshës studimet nuk kanë dëshmuar se ka një lidhje në mes të duhapirjes dhe problemeve me tiroide por sipas saj nuk mund të hedhet poshtë fakti që duhani shkakton dëme edhe në këtë gjendër.

“Pirja e duhanit e dëmton seriozisht shëndetin dhe mund të themi se dëmton edhe funksionin e tiroides nuk ka studime të shumta që tregojnë që pengohet procesi derisa jemi duke marrë barna të funksionit të tiroides por mirë kish qenë të ndalohet pirja e duhanit”, tha ajo.