Chelsea – Arsenali, ky është rezultati i pjesës së parë (FOTO)

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit, me rezultat 0-0.

Në 45 minutëshin e parë, në bazë të statistikave Chelsea ishte më e mirë.

‘Blutë e Londrës’ përqindjen e topit e patën 55%, ndërsa pesë tentime për të shënuar gol, dy prej tyre në portë.

Arsenali i pati katër goditje, të gjitha prej tyre ishin jashtë portës.

Rastin më të mirë për gol për Arsenalin e pati Granit Xhaka, por goditja e tij e goditi shtyllën.

Kujtojmë, se kjo ndeshje po luhet në kuadër të finales së Europa Leagues.