Chelsea i magjishëm, shpallet kampion i Europa Leagues (VIDEO)

Chelsea është shpall kampion i Europa Leagues, për të dytën herë në histori të klubit, pasi e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 4-1, në finalen e zhvilluar në Azerbajxhan.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri tregoi se kjo mbrëmje do t’i takoj atyre duke i shënuar katër gola.

Olivier Grioud e hapi serinë e golave për Chelsean në minutën e 49’ për epërsinë 1-0.

Epërsinë e dyfishoi sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez në minutën e 60’ pas një asistimi nga Eden Hazard.

Ezard Shënoi në minutën e 65’ për rezultatin 3-0, nga penalltia.

Arsenali e ngushtoi epërsinë në minutën e 69’ me Iwobin.

Por, ‘Blutë e Londrës’ u kundër përgjigjen shpejte me Eden Hazardin duke shënuar për 4-1, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Për t’i  parë golat klikoni KËTU.