Champions League vazhdon edhe sonte me dy super ndeshje (Foto)

Champions League do të vazhdojë edhe sonte me dy ndeshje, të cilat do të zhvillohen prej orës 21:00.

Ndeshja Ajax- Real Madrid duket të jetë e lehtë për Real Madridin në këtë fazë të eliminimit direkt, por holandezët duan që t’i befasojnë madrilenët në këtë ndeshje.

Edhe në shifra Real Madrid është favorit, pasi në pesë takimet e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve, Real Madrid i ka fituar të pesë ndeshjet edhe të gjitha me rezultat të pastërt prej 3-0, e 4-1, 4-0.

Pra, edhe sonte pritet një fitore e madrilenëve.

Tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Tottenhamit dhe Dortmundit.

Ky takim konsiderohet si i paparashikueshëm, për faktin se të dy ekipet luajnë futboll të shpejt e të bukur.

Në katër takimet e fundit të këtyre ekipeve, nga dy fitore i kanë të dy ekipet.

Tottenhami në këtë ndeshje do të ketë mungesa të mëdha si Harry Kane e Dele Alli.