Bunker

Bunkerët e miliarderëve: Si po i përgatiten apokalipsit?

Thonë se bunkerët simbolizojnë fundin e botës dhe shumica e njerëzve do të imagjinonin një dhomë betoni të mbushur me shtretër dhe ushqime të konservuara.

Kërcënimi i asgjësimit global ka filluar të ndjehet i pranishëm ngjashëm si në Luftën e Ftohtë, por strehët e sigurisë së sotme janë shumë më ndryshe se ato të shekullit të 20-të.

Një numri kompanish në mbarë botën, janë duke iu shtuar kërkesat për strukturat që mbrojnë nga çdo rrezik, pavarësisht nëse është një pandemi globale, një asteroid, ose Luftën e Tretë Botërore, ndërkohë që ofrojnë edhe pajisje luksoze.

“Bunkeri i babait ose gjyshit tuaj nuk ishte edhe shumë i rehatshëm”, thotë Robert Vicino, një sipërmarrës i pasurive të paluajtshme dhe shef ekzekutiv i Vivos, një kompanie që ndërton dhe menaxhon strehimoret në mbarë botën.

“Ata ishin të hirta, ishin metal, si një anije ose diçka ushtarake, dhe e vërteta është se njerëzimi nuk mund të mbijetojë në një mjedis të tillë spartan dhe të zymtë”.

Shumë prej elitarëve botërorë, duke përfshirë menaxherë të fondeve të ndryshme, yje sportive dhe drejtues të teknologjisë (thuhet se Bill Gates ka bunkerë në të gjitha pronat e tij) kanë vendosur të krijojnë strehëzat e tyre të fshehta, për të strehuar familjet dhe stafin e tyre.

Gary Lynch, menaxhere e përgjithshme e kompanisë ‘Rising S’ me bazë në Teksas, thotë se shitjet e vitit 2016, për bunkerët e tyre, u rritën 700 për qind krahasuar me porositë që kishin pasur në vitin 2015, ndërsa shitjet në përgjithësi janë rritur 300 për qind që nga zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Bunkerët e çelikut të kësaj kompanie, të cilët janë të dizajnuar të zgjasin për breza, mund të mbajnë ushqim për të paktën një vit për banorë, si dhe mund të përballojnë tërmetet.