2% e pasurisë së Elon Musk mund të zgjidh problemin e urisë në botë

Një grup i vogël individësh shumë të pasur mund të ndihmojë në zgjidhjen e urisë në botë me vetëm një pjesë të vlerës së tyre neto, thotë drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, David Beasley.

Miliarderët duhet “të ngritën tani,” tha David Beasley në një intervistë për CNN, duke veçuar dy njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk.

“6 miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që do vdesin nëse nuk merremi me ta, kjo nuk është e komplikuar”, shtoi ai.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Musk ka një vlerë neto prej rreth 289 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg, që do të thotë se Beasley po kërkon një dhurim prej vetëm 2% të pasurisë së tij.

Vlera e miliarderëve amerikanë është dyfishuar gati që nga fillimi i pandemisë, duke qëndruar në 5.04 trilion dollarë në muajin tetor, sipas grupeve progresive të instituteve për Studime Politike.

Një “stuhi e përsosur” e disa krizave, si ndryshimet klimatike dhe pandemia COVID-19, lënë të nënkuptojnë se shumë kombe “po trokasin në derën e urisë”, tha Beasley.

Gjysma e popullsisë së Afganistanit, 22.8 milionë janë duke u përballur me krizën e urisë sipas një raporti të lëshuar të hënën nga WFP (World Food Program).

Derisa, në Etiopi 5.2 milionë njerëz janë në nevojë urgjente për ushqim.