Bernardechi: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Sulmuesi anësor i Juventusit, Federico Bernardeschi, thotë se bashkëlojtari i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, e meriton të fitojë Topin e Artë, shkruan Kallxo.com.

Berna ka thënë përveç sezonit fantastik që e ka pasur Ronaldo me Realin, ai ka shkëlqyer edhe me Portugalinë në Kupën e Botës dukë shënuar hat-trick kundër Spanjës.

Sipas tij, nëse duhet t’i gjykojë çmimet individuale atëherë Ronaldo e bën diferencën në gjithçka.

“Unë mendoj se ai e meriton Topin e Artë, Ai gjithashtu ka shkëlqyer në Kupën e Botës, ka shënuar një hat-trick kundër Spanjë dhe jo çdokush mund t’a bëjë këtë gjë. Modric është një kampion, por nëse më duhet t’I gjykoj çmimet individuale, atëherë për mendimin tim Cristiano Ronaldo ka bërë diferencën në gjithçka”, ka thënë Bernardeschi për mediat italiane.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare.

“Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro. Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Dogana tutje thekson se institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik. /Telegrafi