Belgjika kërkon kualifikimin ndaj Islandës (Foto)

Belgjika kërkon që ndaj Islandës të shënojë fitoren e tretë radhazi nga tri ndeshje në Grupin 2 të Ligës A.

Belgjika deri me tani nga dy ndeshja e ka mposhtur Zvicren e Xhakes dhe Shaqirit dhe Islandën duke i grumbulluar gjashtë pikë.

Kurse përballja e sotme ndaj Islandës pritet të jetë e lehtë dhe konfirmuese për grupin e parë për Belgjiken.

Belgjika është duke kaluar në një formë të mirë ku nga pesë ndeshjet e fundit ka shënuar katër fitore dhe ka vetëm një barazim.

Ndërsa Islanda, është duke kaluar në një periudhë të errët ku nga pesë ndeshjet e fundit ka pësuar katër humbje dhe një barazim.

Ndeshja do të luhet në Bruksel në stadiumin “King Baudoin Stadium”, prej orës 20:45.