Basketboll, yjet e NBA-së rrihen me grushte (Video)

Basketbolli në NBA nuk e ka kaluar një natë të mirë, pasi ndeshja ndërmjet Clevland dhe Torontos, u karakterizua edhe me rrahje.

Lojtarët Sergio Ibaka dhe Marquese Chriss, janë zënë me grushte ndërmjet vete.

Ibaka pas një dueli me Chriss,  përfundoi në dysheme. Chriss e kishte ngacmuar me fjalë Ibakan, dhe nga kjo pësoi rrahja me grushte nga të dy anët.

Të dy lojtarët janë përjashtuar dhe për Ibakan pritet një dënim i madh.

Clvevland e fitoi ndeshjen ndaj Torontos me rezultatin 126-101.

 

www.kallxo.com